Shefi i inteligjencës së Finlandës: Hyrja e dronëve në hapësirën ajrore, një kërcënim në rritje
Rreziku i dronëve që lëvizin drejt Finlandës si pasojë e luftës së vazhdueshme në Ukrainë është në rritje, tha për agjencinë e lajmeve AFP kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të vendit.
Gjeneralmajor Pekka Turunen, shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes Finlandeze (FDI), foli përpara publikimit të një raporti të inteligjencës ushtarake finlandeze të enjten, i cili përditëson situatën e sigurisë në vend që ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë.
Një shqetësim i theksuar në raport ishte rreziku i dronëve me rreze të gjatë veprimi që lëviznin drejt Finlandës.
“Rreziku i një droni që hyn në hapësirën ajrore finlandeze ose në territorin finlandez po rritet gjithë kohës, sa më shumë që Ukraina sulmon në këtë zonë pranë Gjirit të Finlandës. Ukraina i ka vënë në shënjestër këto porte nafte, mjaft afër Finlandës dhe tani e dimë se si Rusia po i kundërshton ato duke përdorur bllokimin e GPS-it, kështu që nëse një dron po përdor GPS për navigim për të arritur objektivin e tij, ai mund të devijohej diku tjetër përmes këtij bllokimi”, tha Turunen.
Situata e sigurisë në Finlandë është përkeqësuar që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, por agjencia e inteligjencës vuri në dukje se situata kishte mbetur kryesisht e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.
Pas pushtimit të Ukrainës, vendi nordik i dha fund dekadave të mosangazhimit ushtarak dhe aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n, duke u bërë anëtare në prill 2023.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut