Gjermania bën thirrje për krijimin e një bombe atomike europiane të përbashkët
Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më në sistemin e sigurisë ekzistues.
Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer tha:
“Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Europë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët”.
Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një bombë bërthamore gjermane, por për një armë bërthamore të përbashkët të vendeve të Bashkimit Europian, si një masë për të siguruar mbrojtjen e kontinentit në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme.
Fischer tha gjithashtu se nëse do të ishte i ri sot, do t’i bashkohej ushtrisë:
“Kohët kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrohemi”.
Ai thekson gjithashtu se çarmatimi nuk është më një opsion. Armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Europës. Vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të pengohet një sulm: vetëm kështu mund të ndalohet një “fqinj i gatshëm për agresion” nga një sulm i mundshëm.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike tregonte të kundërtën.”
Propozimi i Fischer vjen në një kohë debati të intensifikuar mbi autonominë strategjike europiane dhe të ardhmen e NATO-s, ndërsa tensionet ndërkombëtare po rriten.
Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre