Irani gati të hollojë uraniumin e pasuruar: Kërkon lehtësim të sanksioneve në këmbim
Irani është gati të “hollojë” uraniumin e tij të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha të hënën kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, pas rifillimit të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Teheranit.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e hollimit të uraniumit të pasuruar në 60 përqind (…), Mohammad Eslami tha se kjo varet nga heqja e të gjitha sanksioneve në këmbim”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna, pa specifikuar nëse deklarata i referohej të gjitha sanksioneve kundër Iranit apo vetëm atyre të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Teheranit.
Përpara sulmeve SHBA-Izrael ndaj objekteve bërthamore të Iranit në qershor 2025, Irani po pasuronte uraniumin në 60%, shumë përtej limitit prej 3.67% të vendosur nga traktati ndërkombëtar bërthamor i vitit 2015, tashmë i shfuqizuar.
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve