Masakër në Sudan, 28 të vdekur pas një sulmi me dron në treg
Të paktën 28 persona u vranë të dielën në një sulm me dron, në një treg në Kordofanin e Veriut, në Sudanin qendror, sipas organizatës joqeveritare ‘Emergency Lawyers’, një grup i pavarur që dokumenton luftën në atë vend.
Kordofani, një rajon i madh, pjellor dhe i pasur me naftë në jug të Khartumit, është aktualisht në qendër të tre viteve luftimesh midis ushtrisë së rregullt dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.
“Mjete ajrore pa pilot bombarduan tregun në zonën Al-Safiya, në komunitetin Sondari të kontrolluar nga paraushtarakët, duke vrarë 28 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, tha OJQ-ja në një deklaratë, pa specifikuar se cilës anë i përkisnin dronët.
Sondari ndodhet rreth 230 kilometra nga El Obeid, kryeqyteti i shtetit të Kordofanit Jugor, të cilin SDF është përpjekur ta rrethojë prej muajsh.
Sulmi, të dielën në mbrëmje, ndodhi ndërsa një turmë e madhe, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, ishte mbledhur në treg, shtoi kolektivi i avokatëve pro-demokracisë, duke paralajmëruar se numri i viktimave ishte i përkohshëm dhe mund të rritet.
Që nga prilli i vitit 2023, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe të paktën 14 milionë janë zhvendosur brenda Sudanit dhe përtej kufijve të tij.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut