Incident industrial në Nuremberg, një i vdekur dhe 29 të plagosur nga rrjedhja kimike
Një incident i rëndë industrial në një fabrikë në Nuremberg ka shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, mes të cilëve dy në gjendje kritike, pas një rrjedhjeje kimike që mobilizoi një operacion të gjerë emergjence.
Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 11:30 në ambientet e një kompanie, në lagjen Schafhof, ku zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe policia ndërhynë me një numër të madh forcash.
Sipas autoriteteve, 20 persona kanë marrë lëndime të lehta, tetë të tjerë janë plagosur mesatarisht, ndërsa dy persona janë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre ka humbur ndjenjat në vendngjarje dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore dhe reanimimit, ka ndërruar jetë më vonë në spital.
Në total, 17 persona janë transportuar për trajtim në spitale, ndërsa rreth 90 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Objekti u evakuua plotësisht si masë sigurie, ndërsa autoritetet theksuan se substancat e rrezikshme mbetën të kufizuara brenda ndërtesës dhe nuk paraqitën rrezik të drejtpërdrejtë për publikun.
Fillimisht nuk është bërë e ditur se cilat kimikate janë derdhur apo si ka ndodhur aksidenti, por dihet se kompania punon rregullisht me substanca kimike. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia kriminale për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
Ushtria nigeriane liron 360 pengje nga bastioni i Boko Haramit
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së
- 22:41 Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve
- 22:34 Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota