British Airways shtyn rifillimin e fluturimeve për në Lindjen e Mesme
British Airways ka shtyrë rikthimin e fluturimeve për në Dubai, Doha dhe Tel Aviv deri më 1 gusht.
“Për shkak të situatës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ne kemi bërë ndryshime të mëtejshme në orarin tonë të fluturimit për t’u ofruar më shumë qartësi klientëve tanë”, tha një zëdhënës i British Airways në një deklaratë.
Linja ajrore planifikon të zvogëlojë fluturimet në rajon sapo ato të rifillojnë përfundimisht, me shërbimet që përfshijnë Riadin dhe Dohan që do të ulen në një fluturim në ditë.
Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje. Presidenti amerikan, Donald Trump mbrëmjen e së hënës përmes një postimi në “Truth Social” njoftoi se ka shtyrë një sulm ndaj Iranit i cili ishte planifikuar të niste të martën.
Trump shkroi se liderët e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve Arabe i kërkuan ta shtynte sulmin pasi sipas tyre po zhvillohen negociata të cilat mund të sjellin marrëveshje.
Presidenti amerikan shtoi se edhe pse e ka shtyrë sulmin ai ka dhënë udhëzime që SHBA të jenë e përgatitur për të vazhduar një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit në rast se nuk arrihet një marrëveshje të pranueshme.
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve