Shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet numri i të infektuarve dhe viktimave

22 Maj 2026 | 10:45

Numri i të infektuarëve nga virusi Ebola vazhdon të rritet me shpejtësi, thanë autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos, me ministrinë e shëndetësisë që numëron 671 raste të dyshuara dhe 160 vdekje që besohet se janë për shkak të tij deri më tani.

Ministria sqaroi se 64 infeksione dhe gjashtë vdekje u konfirmuan nga testet laboratorike si pasojë e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se kishte pasur gati 600 raste të dyshuara dhe 130 vdekje që i atribuohen Ebolës. Agjencia, pjesë e sistemit të OKB-së, shtoi shpejt se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjitha rastet raportohen.

Në Ugandën fqinje, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nuk ka pasur infeksione të reja përveç dy shtetasve nga Republika Demokratike e Kongos. Njëri prej pacientëve vdiq. I dyti rezultoi negativ për virusin pardje dhe vazhdoi të merrte trajtim, sipas të njëjtit burim.

Sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ACDC), shpërthimi aktual filloi në provincën verilindore të Iturit, e cila kufizohet me Ugandën dhe Sudanin e Jugut, rreth dy muaj më parë. Është shpërthimi i 17-të i regjistruar i Ebolës në vendin gjigant afrikan që nga viti 1976.

Ebola, shumë ngjitëse dhe me një shkallë të lartë vdekshmërie, përhapet nëpërmjet kontaktit të ngushtë me njerëz të infektuar ose lëngje trupore.

Më shumë se 11,000 njerëz, sipas vlerësimeve mjaft konservatore, vdiqën gjatë epidemisë së Ebolës në vitet 2014-2015 që përfshiu Afrikën Perëndimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026