Marok, numri i të vdekurve nga shembja e një pallati banimi shkon në 15

22 Maj 2026 | 20:07

Të paktën 15 persona u vranë, përfshirë dy vajza të vogla, kur një ndërtesë katërkatëshe u shemb natën e së mërkurës ndaj të enjtes në qytetin Fes, në verilindje të Marokut sipas raportit të fundit nga autoritetet.

Më herët u raportua për nëntë të vdekur.

Sipas Prokurorisë, pesë të vdekur të tjerë u gjetën në rrënoja , ndërsa një person ndërroi jetë nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Pesë të plagosur janë ende të shtruar në spital.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja , ndërsa banorëve të ndërtesave fqinje iu kërkua të largoheshin si masë paraprake, nga frika e një shembjeje tjetër në këtë lagje të dendur të qytetit.

Fes, ish-kryeqyteti dhe qyteti i tretë më i populluar në Marok, ka parë aksidente të ngjashme në muajt e fundit. Në dhjetor, dy ndërtesa u shembën, duke vrarë 22 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026

Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur

Një person ka humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe tre janë plagosur pasi një varkë pontone u përmbys rreth 600 jardë larg...
17:09 | 15/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026