SHBA po shqyrton planin që të blejë Ishujt Chagos nga Mauritiusi

7 Qershor 2026 | 21:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë një plan për të blerë Ishujt Chagos nga Mauritiusi, nëse Britania e Madhe ia lëshon sovranitetin Mauritiusit mbi ishujt, ku ndodhet baza ushtarake strategjikisht e rëndësishme britaniko-amerikane “Diego Garcia”, tha sot një zyrtar amerikan i njohur me bisedimet.

Një zyrtar amerikan i tha gazetës britanike Telegraph se Shtëpia e Bardhë kishte diskutime të rregullta me Downing Street në lidhje me të ardhmen e bazës Diego Garcia.

Blerja e ishujve është një nga disa opsione të hartuara nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një dokument që synon të ofrojë alternativa ndaj planit të kryeministrit britanik Keir Starmer për t’ia dorëzuar sovranitetin mbi ishujt Mauritiusit.

Në prill, qeveria britanike pezulloi marrëveshjen për transferimin e sovranitetit mbi Ishujt Chagos te Mauritiusi, ku ndodhet baza ajrore amerikano-britanike Diego Garcia.

Trump tha në shkurt se marrëveshja për transferimin e sovranitetit mbi Ishujt Chagos te Mauritiusi ishte një “gabim i madh”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të...
22:34 | 07/06/2026

Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim

Garda Revolucionare Islamike e Iranit deklaroi se sulmet ndaj Izraelit “shërbyen si paralajmërim”. “Operacioni i mbrëmjes së sotme ishte vetëm një paralajmërim. Nëse këto agresione...
22:19 | 07/06/2026

Ushtria nigeriane liron 360 pengje nga bastioni i Boko Haramit

Forcat e sigurisë nigeriane kanë liruar 360 burra, gra dhe fëmijë të mbajtur nga rrëmbyesit në rajonin malor të shtetit Borno në verilindje të vendit,...
21:58 | 07/06/2026