E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën
7 Qershor 2026 |
21:53
Të paktën 10 emigrantë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Maltës. Kështu njoftoi të dielën roja bregdetare italiane.
“Varka, e cila ishte nisur nga bregu libian, po lundronte me afërsisht 60 persona në bord. Sipas informacioneve të fundit, një anije peshkimi në zonë ka shpëtuar 48 persona të mbytur nga anija”, tha roja bregdetare në një deklaratë.
Malta ka kërkuar ndihmë nga Italia pas mbytjes së anijejes. Mbytja e anijes ndodhi afërsisht 45 milje detare në lindje/juglindje të Maltës dhe një njësi e rojes bregdetare italiane mori pjesë në kërkim këtë pasdite.
Anija e rojes bregdetare italiane deri më tani ka gjetur 10 trupa.
Lajme të Sugjeruara
Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të...
Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
Garda Revolucionare Islamike e Iranit deklaroi se sulmet ndaj Izraelit “shërbyen si paralajmërim”. “Operacioni i mbrëmjes së sotme ishte vetëm një paralajmërim. Nëse këto agresione...
Ushtria nigeriane liron 360 pengje nga bastioni i Boko Haramit
Forcat e sigurisë nigeriane kanë liruar 360 burra, gra dhe fëmijë të mbajtur nga rrëmbyesit në rajonin malor të shtetit Borno në verilindje të vendit,...
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së
- 22:41 Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve
- 22:34 Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota