Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

15 Korrik 2026 | 14:16

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë pasi zyrtarët njoftuan një ndërprerje të përkohshme të ndalimeve të tilla pasi agjentët qëlluan për vdekje dy burra në Teksas dhe Maine.

“Duhet të jemi të fortë, të ashpër dhe të zgjuar, dhe nuk mund të heqim dorë nga një nga mjetet më të rëndësishme dhe efektive të ICE-së për luftimin e krimit”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Të martën, zyrtarët e administratës Trump thanë se agjencia amerikane e Emigracionit dhe Doganave kishte urdhëruar oficerët e saj të pezullonin shumicën e ndalimeve të automjeteve në të gjithë vendin, pasi dy burra u qëlluan dhe u vranë nga agjentët e ICE gjatë ndalimeve të tilla gjashtë ditë larg njëra-tjetrës.

Një agjent i ICE-së vrau të hënën një shofer nga Kolumbia në qytetin bregdetar të Maine-it, Biddeford, rreth 24 km në jug të Portlandit. Një oficer i ICE-së në Hjuston më 7 korrik qëlloi për vdekje një meksikan ndërsa përpiqej të ndalonte automjetin e tij.

Të shtënat e njëpasnjëshme shkaktuan protesta në Maine, Hjuston dhe Boston dhe ngritën pyetje në lidhje me mungesën e kamerave të trupit nga agjentët e ICE-së.

Autoritetet federale nuk kanë ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet se ndonjëri prej tyre përbënte kërcënim për agjentët e ICE-së ose për publikun në përgjithësi, duke justifikuar përdorimin e forcës vdekjeprurëse për t’i ndaluar ata.

Të paktën shtatë persona janë qëlluar për vdekje gjatë operacioneve federale të zbatimit të ligjit për imigracionin që nga janari i vitit 2025, kur Trump nisi deportimet masive pasi u rikthye në detyrë pas premtimeve të fushatës për një goditje ndaj emigracionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026