Afrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut rus të sanksionuar

26 Tetor 2022 | 12:05

Autoritetet në Afrikën e Jugut njoftuan se do të lejojnë një superjaht të një oligarku të sanksionuar rus, që të ankorohet në Kejp Taun.

Anija luksoze, e cila ka një vlerë prej  521 milionë dollarësh, i përket Alexei Mordashov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Për këtë vendim të qeverisë së Afrikës së Jugut, ka pasur reagime edhe nga opozita vendase, ku është bërë thirrje që të konfiskohet anija e quajtur Nord.

“Afrika e Jugut nuk ka asnjë obligim ligjor që t’iu përmbahet sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, u shpreh zëdhënësi Vincent Magwenya.

“Obligimet e Afrikës së Jugut, sa i përket respektimit të sanksioneve, lidhen vetëm me ato sanksione të miratuara nga Kombet e Bashkuara”, shtoi Magwenya, duke theksuar se Mordashov nuk është subjekt i sanksioneve të OKB-së.

Shtetet perëndimore dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ndaj mbi 1.000 individëve rusë dhe bizneseve ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026