Aksioni në Venezuelë, Meloni: Italia nuk e ka njohur kurrë fitoren e vetëshpallur të Maduros

3 Janar 2026 | 19:49

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar në platformën X për aksionin që forcat amerikane zhvilluan këtë të shtunë në Venezuelë, ku u arrestua presidenti i saj, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij për një sërë akuzash.

Në postimin e saj, Meloni thekson se Italia nuk e ka njohur kurrë fitore të vetëshpallur zgjedhore të Maduros, duke dënuar aktet e represionit të regjimit.

“Kam ndjekur zhvillimet në Venezuelë që nga fazat e para. Italia, së bashku me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, nuk e ka njohur kurrë fitoren e vetëshpallur zgjedhore të Maduros, duke dënuar aktet e represionit të regjimit dhe gjithmonë ka mbështetur aspiratën e popullit venezuelian për një tranzicion demokratik. Në përputhje me qëndrimin historik të Italisë, Qeveria konsideron se një veprim ushtarak i jashtëm nuk është rruga që duhet ndjekur për të vënë fund regjimeve totalitare, por njëkohësisht e konsideron të ligjshëm një ndërhyrje me natyrë mbrojtëse kundër sulmeve hibride ndaj sigurisë së saj, siç është rasti i entiteteve shtetërore që ushqejnë dhe favorizojnë trafikimin e drogës.Ne vazhdojmë të ndjekim me vëmendje të veçantë situatën e komunitetit italian në Venezuelë, siguria e të cilit mbetet prioriteti absolut i Qeverisë”, ka shkruar Meloni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026