Altin Hoti: Zhvillimin ekonomik s’mund të shihet me zëvendësimin e punonjësve
Zgjidhja afatgjatë për zhvillimin ekonomik nuk mund të shihet me zëvendësimin e punonjësve me krah të lirë pune.
Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë”, Altin Hoti, profesor i ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt Siti.
“Nuk mund ta bazojmë zhvillimin ekonomik tek bujqësia dhe industria nxjerrëse”, tha Hoti. Sipas tij “e vetmja zgjidhje për rritjen ekonomike afatgjatë është produktiviteti”.
“Rritja dhe zhvillimi ekonomik duhet të bazohen tek teknologjitë e reja që i japin mundësi përmirësimit të produktivitetit. Produktiviteti lidhet me infrastrukturën, inovacionin dhe teknologjinë”, deklaroi profesori i ekonomisë dhe shtoi se “me infrastrukturë nuk nënkuptohen vetëm rrugët, portet dhe aeroportet por është infrastruktura e paprekshme, cilësia e institucioneve, mjedisi për të bërë biznes”.
Mbi debatin e nisur në vend, për ardhjen e imigrantëve të pakualifikuar që do të punojnë në industrinë fasone, bujqësi dhe ndërtim, Hoti u shpreh se “kur flasim për punësimin atëherë në afatgjatë nuk mund ta shohim rritjen ekonomike me zëvendësimin e punonjësve me krah të lirë të punës”.
“Politika duhet të flasë për strategjinë e zhvillimit jo për zgjidhje afatshkurtra”, sugjeroi ai.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë