“Ata prodhojnë kokainë dhe e dërgojnë në SHBA“, Trump paralajmëron presidentin kolumbian: Duhet të kujdeset për veten

3 Janar 2026 | 21:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi sot presidentin kolumbian Gustavo Petro, duke i thënë se “duhet të kujdeset për veten”.

“Ata po prodhojnë kokainë dhe po e dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, kështu që duhet të jenë vigjilentë”, tha Trump, sipas Sky Neës.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti kolumbian Gustavo Petro bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën aktuale në Venezuelë, pas sulmit nga forcat amerikane.

“Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kolumbia inkurajon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar situatën”, shkroi Petro në platformën X.

Ai tha se Qeveria e Kolumbisë kundërshton me vendosmëri çdo formë agresioni kundër sovranitetit të Venezuelës dhe Amerikës Latine dhe shtoi se konfliktet e brendshme të kombeve “duhet të zgjidhen nga vetë kombet, në mënyrë paqësore”.

Gjithashtu, Petro deklaroi se ka viktima civile në Venezuelë pas sulmeve amerikane, duke pretenduar se ka prova për viktima civile.

Petro postoi një video në rrjetin social X që, sipas tij, tregon pasojat e sulmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026