Avioni luftarak rus përplaset me një shtëpi, vdesin të dy pilotët

24 Tetor 2022 | 11:11

Një avion luftarak rus është përplasur me një shtëpi në një rrugë banimi në Siberi. Si pasojë e përplasjes, dy pilotët kanë mbetur të vdekur.

Guvernatori Igor Kobzev tha se avioni u rrëzua në qytetin e largët të Irkutsk. Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se avioni luftarak Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor dhe ra në majë të ndërtesës prej druri, duke shkaktuar një zjarr të madh, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo është përplasja e dytë e ngjashme që ndodh brenda gjashtë ditësh, pasi më parë një tjetër aeroplan luftarak rus u rrëzua pranë një ndërtese apartamentesh në portin e Detit Azov të Yeysk.

Si pasojë e përplasjes 15 persona mbetën të vdekur dhe 19 të tjerë u plagosën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026