Banksy përjetohet brenda kishës, ekspozitë në Firence kushtuar veprave të artistit
Duke filluar nga 26 nëntori në Firence do të jetë e mundur të vizitohet një ekspozitë që tregon historinë e artistit të rrugës Banksy përmes një koleksioni imazhesh, tingujsh dhe muzike që sjell në jetë kulturën nëntokësore të Bristolit dhe që zbulon një pasqyrë të artistit sekret.
“Brenda Banksy: Ekspozita e Paautorizuar” organizohet në zemër të Firences, në kishën e Santo Stefano al Ponte, të riemërtuar me emrin “Katedralja e Imazhit”.
“Ne jemi brenda një kishe që daton në vitet 1100, pra një nga kishat më të vjetra në Firence, dhe kështu vetë vendndodhja është një vlerë e shtuar për atë që do të bëjmë përmes projeksioneve.
Ne jemi në gjendje të projektojmë rreth 3000 metra katrorë, meqenëse madhësia e kishës na e lejon këtë, kemi lartësi që shkojnë deri në gati 20 metra” shprehet Fabio Vallana menaxher projekti.
Një udhëtim inovativ dixhital mbi Banksy që nis nga grafiti i tij i parë me sfond politik mbi pabarazinë shoqërisë perëndimore dhe manipulimin e medias, deri te kontributi i tij në botën e muzikës.
E gjithë kjo mund të admirohet në Katedralen e mrekullueshme. Eksperienca digjitale zgjat rreth 60 minuta. Biletat kushtojnë 15 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë në 2 shkolla në Brazil, humbin jetën 3 nxënës
- Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Durrës, disa të shoqëruar
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve