Banksy zbarkon në Ukrainë, grafite në muret e godinave të shkatërruara nga lufta

13 Nëntor 2022 | 12:46

Artisti i grafiteve, Banksy ka zbuluar veprën e tij të fundit në një godinë të shkatërruar nga bombardimet në Ukrainë.

Banksy postoi një foto në Instagram të veprës së tij, që është një vajzë gjimnaste që qëndron përmes duarve mbi rrënojat e lokalitetit Borodjanka.

Muralet e përhapura në kryeqytetin e Ukrainës kanë çuar në spekulimin se artisti që ruan anonimatin ka punuar në vendin e gërryer nga lufta.

Një tjetër vepër portretizon një burrë që ngjan me Vladimir Putin, që mposhtet nga një fëmijë në një ndeshje xhudoje.

Borodjanka ishte një nga lokalitetet më të sulmuara nga bombardimet ruse menjëherë pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt.

Ushtarët rusë e mbajtën të pushtuar për disa javë qytetin, që ndodhet rreth 48 kilometra në perëndim të Kievit, përpara se ai të çlirohej nga trupat ukrainase në prill.

Vepra e tretë që duket se është pikturuar nga Banksi tregon një tjetër gjimnaste që performon me një shirit të gjatë mbi një zgavër të hapur në një godinë në Irpin.

Ndërsa e katërta, e bërë në Kiev, portretizon dy fëmijë të ulur në një kurth për tanket, të cilin e përdorin për t’u kolovitur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026