BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë (REL).
“Bashkimi Evropian i ka bërë vazhdimisht thirrje Serbisë për inkurajim, ndërsa Kosovës për ta mundësuar riintegrimin e personelit të drejtësisë nga komuniteti serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog dhe me ligjet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim për REL-in.
Zëdhënësi shtoi se BE-ja vazhdon t’u bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për zbatimin e këtyre detyrimeve dhe të “përmbahen nga veprime që mund ta ndërlikojnë më tej këtë proces”.
Përfaqësuesit e komunitetit serb u larguan kolektivisht nga institucionet e Kosovës në fund të nëntorit 2022, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t’i zëvendësuar ato me targat e Kosovës.
Përveç zyrtarëve policorë dhe punonjësve të administratës lokale, dorëheqje dhanë edhe rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të sistemit të drejtësisë në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.
Çështja e dorëheqjeve të pazgjidhura u rikthye në vëmendje pasi, në mes të qershorit, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës që “pa vonesa” t’i përmbyllin procedurat lidhur me këto dorëheqje, duke argumentuar se zvarritja e tyre ndikon në funksionimin normal të sistemit të drejtësisë.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Këshilli Gjyqësor konfirmoi se e ka pranuar letrën më 19 qershor dhe se kjo çështje do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore.
Këshilli Prokurorial, në anën tjetër, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment. Largimi kolektiv i serbëve nga institucionet e Kosovës ishte iniciuar nga Lista Serbe, me mbështetjen e autoriteteve në Beograd.
Punonjësit që dhanë dorëheqje, morën kontrata të përkohshme dhe vazhduan të paguhen nga buxheti i Serbisë.
Por, me kalimin e kohës, disa prej atyre që nuk mbështesnin Listën Serbe, mbetën pa këto paga dhe njëkohësisht humbën mundësinë për t’u rikthyer në vendet e tyre të mëparshme të punës.
Pas krizave të shumta në veri të Kosovës, që kulmuan me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në vitin 2023, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për rikthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në institucionet e drejtësisë.
Edhe Lista Serbe, para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, pranoi se largimi nga institucionet e Kosovës kishte qenë gabim.
Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës, të udhëhequra nga Albin Kurti, kanë theksuar se rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të jetë çështje politike, por duhet të trajtohet si çështje juridike dhe kushtetuese.
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera