Beqa: SHBA ka opsione të kufizuara ushtarake ndaj iranit, ja si mund ta sulmojë
I ftuar në studion e emisionit Review në Euronews, me moderatoren Greta Topjana, lektori i Politikës Ndërkombëtare, Mentor Beqa, analizoi tensionet e fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Beqa u shpreh se Irani ka zhvilluar një sistem mbrojtjeje, duke përfshirë bazat proksi dhe sistemet raketore balistike, ndërsa SHBA ka opsione të kufizuara për të ndërhyrë. Ai nënvizoi se për momentin iniciativa për sulm ndaj Iranit është e Shteteve të Bashkuara dhe jo e Izraelit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pikëpamje ushtarake, kanë opsione të kufizuara, duke ngritur aeroplanët nga aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln dhe me goditje me raketa nga deti në tokë. Ndërkohë, Irani ka deklaruar se, pavarësisht se si do të bëhet sulmi ndaj Iranit, do t’i konsiderojë të gjitha bazat amerikane në rajon si targete të ligjshme, objektiva të ligjshëm të sulmit. Ne kemi parë se kapacitetet balistike të Iranit kanë efikasitet të konsiderueshëm, jo efikasitet maksimal, por efikasitet dëmtues të konsiderueshëm, dhe palët janë të kyçura. Tani, në këtë përplasje, në këtë betejë, që do të thotë se mund të shkatërrohen deri në qytete dhe ndërtesa, pra fuqia është e tillë, ne nuk kemi përgjigje se si do të reagonte ky regjim, i cili është i vështirë për t’u parashikuar. Deri tani ka qenë i përmbajtur në kundërveprim. Ne pamë që, pasi u bombardua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundërveprimi ishte krejtësisht i kontrolluar dhe i dakordësuar në kanalet që negocionin konfliktin. Në këtë rast, nëse regjimi gjendet përballë mbijetesës, ne nuk e dimë se si reagon. Pra, nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar se si do të reagonte regjimi dhe, natyrisht, të gjithë ata që hartojnë politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi edhe presidentin Trump, e marrin në konsideratë këtë element. Zgjidhja më optimale do të ishte një zgjidhje me marrëveshje, pra përmes negociatave.”, tha Beqa.
Ai theksoi gjithashtu se Irani ka deklaruar se do të konsiderojë të gjitha bazat amerikane në rajon si objektiva të ligjshme në rast sulmi, duke treguar kapacitete balistike me efikasitet të konsiderueshëm. Beqa shtoi se një zgjidhje optimale do të ishte përmes negociatave, veçanërisht mbi çështjen e armëve bërthamore dhe mbështetjes ndaj organizatave proksi, duke ruajtur sistemin raketor balistik si vijë të kuqe për mbrojtjen e vendit.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump