Biden pret Von Der Leyen në Shtëpinë e Bardhë, diskutohet për mineralet kritike
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u prit ngrohtë nga presidenti Joe Biden në Uashington.
Vizita synonte të hapte negociatat mbi planin për kreditimin e taksave për automjetet elektrike.
Një akord do të nxiste përdorimin e mineraleve të rëndësishme evropiane për prodhimin e baterive të llojit “EV” që janë subjekt i taksave amerikane përmes ligjit të Biden për energjinë e pastër.
Sinkron Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:
“Mendoj se është me rëndësi që për këtë çështje të bashkojmë forcat, pasi është jetike për të ardhmen tonë, për të luftuar ndryshimet e klimës dhe për të kufizuar ngrohjen globale. Ndaj është me rëndësi të punojmë së bashku për nxitjen e industrive energjetikisht të pastra në të dyja anët e Atlantikut”.
Marrëveshja e re do të thotë se Evropa mund heqë nga vetja barrën e të qënurit e varur nga Kina në industrinë e automjeteve elektrike.
LEXO GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar