Bojaxhi: PD do të bëhet më e fortë vetëm nëse Basha largohet. Spaho: S’ka pse ikën, zgjedhjet janë të vjedhura
Gjergj Bojaxhi tha për gazetaren Ilva Tare se opozita duhet të japë një model ndryshe nga ai i qeverisë aktuale dhe kjo sipas tij mund të bëhet vetëm përmes një reforme reale dhe demokracie reale.
E vetmja rrugë që do ta bëjë PD më të fortë duke çliruar energjitë e duhura, për z. Bojaxhi, është largimi i kryetarit aktual.
“Nëse PD me të drejtë duhet t’i kërkojë llogari qeverisë për transparencë duhet që edhe vetë të ketë të njëjtin standard, që do të thotë që në këtë rast Basha duhet të japë dorëheqjen, s’duhet ët kandidojë më, si e vetmja mënyrë që brenda të djathtës të ndryshojë perceptimi.
E parëndësishme se kush zgjidhet kryetar partie. Para 8 vjetësh Berisha dha dorëheqjen, që ishte e paimgjinueshme, sot ka nevojë që ai që është kryetar të marrë përgjegjësi për zgjedhjet. Akti më i mirë është dorëheqja”, tha z. Bojaxhi.
Por për nënkryetarin e PD, Edmond Spaho kryetari Basha nuk ka pse të largohet, pasi zgjedhjet për Partinë Demokratike janë të vjedhura.
Sipas tij, janë të paktën 10 mandate deputetësh të marra në mënyrë ilegjitime në zgjedhjet e 25 prillit.
Nëse biem dakord që zgjedhjet janë të vjedhura, nuk ka pse ikën. Nëse nuk janë të vjedhura, jam dakord që Basha duhet të hapë dorëheqjen. Sot se dimë si kanë dakë tre deputetët e partisë së Tom Doshit, 2 deputetët e Aqif Rakipit. Janë tre mandate në Durrës që lidhen me dosjen 339. Pra janë të paktë 10 mandate origjina e të cilëve nuk dihet se nga është”, u shpreh z. Spaho.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump