Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që nga periudha e regjimit monist.
Ajo theksoi se në këtë periudhë nuk kishte kulturë debati, por gjithçka ishte e imponuar.
“Komunizmi nuk të përgatiste për dialog, komunizmi të impononte. Kishe dy pozicione atëherë; ose ti je me partinë dhe shtetin, ose ti je armik. Nuk kishte midis as oponencë, as kritikë, as mendim ndryshe, as kundërshtim dhe kjo është trashëgimia që ne kemi”, tha Linda Rama.
Për epokën e sotme, bashkëshortja e kryeministrit tha se kultura komunikuese kushtëzohet ndjeshëm nga rrjetet sociale, pasi informacioni i shpërndarë në këto platforma është shumë i shpejtë, pa i dhënë dikujt mundësinë për të dyshuar apo për të menduar, gjë që e bën dialogun më pak cilësor.
“Tani, përtej kësaj trashëgimie, sot ke rrjetet sociale ku secili ka nga një opinion dhe shpejtësia me të cilën reagohet dhe jepet opinioni është shumë e lartë dhe ti nuk ke kohë që të fillosh e të mendosh e të dyshosh, të filtrosh dhe kjo është sfida tani, se si do të mundemi ne që përtej trashëgimisë në kemi mundësi që të ndihmojmë që kjo barriera e të ardhmes që lidhet me teknologjinë e informacionit dhe me rrjetet sociale të mos jetë kaq dominante në kontributin qe bën për dialog jo aq cilësor dhe konstruktiv sa duhet të jetë”, u shpreh Linda Rama.
Mes tjerash, znj. Rama përcolli një këshillë të drejtpërdrejtë për politikën dhe median në Shqipëri. Sipas saj, këto dy aktorë duhet të dinë të lexojnë me saktësi çdo mesazh, i cili prodhohet nga opinionin publik.
Për aktivisten Linda Rama, opinioni publik shqiptar shpreh synimin dhe vullnetin e qartë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe sipas saj, të gjithë aktorët socialë dhe politikë duhet të punojnë ngushtësisht njëri me tjetrin për të arritur këtë objektiv.
“Ka një dakordësi 100% pothuajse, që shqiptarët, e cila nuk lëviz në kohë përtej gjithë traumave dhe politikave, situatave të vështira nuk çedon në kohë, që është aspirate për të qenë në BE dhe për të pasur një Shqipëri evropiane këtu brenda nesh. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike shqiptare nuk arrin të dakordësojë agjendën kombëtare në raport me këtë vullnet”, tha znj. Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga sulmet politike tek thellimi në karrierë, Linda Rama tregon pse ka zgjedhur të qëmtojë mesazhet e saj publike
- Linda Rama shpjegon ‘privilegjet’ kryeministrore nga të cilat ka hequr dorë nga dita e parë
- Linda Rama: Gratë në politikë duhet të kapërcejnë meritat personale për t’u ngritur në nivelin e misionit
- “Nuk i festojmë fitoret”, këshilla e Linda Ramës për mandatin e tretë të PS-së
- “Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
“Nuk i festojmë fitoret”, këshilla e Linda Ramës për mandatin e tretë të PS-së
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve