Bolsonaro thyen heshtjen, por nuk e pranon humbjen

1 Nëntor 2022 | 21:39

Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka thyer heshtjen që kishte mbajtur që kur u mund në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ai falënderoi votuesit që kishin votuar për të. Bolsonaro nuk e pranoi humbjen, por as e kundërshtoi rezultatin, siç mendohej se do tw bënte.

Shefi i tij i shtabit, Ciro Nogueira, foli pas deklaratës së shkurtër të Bolsonaros duke thënë se “procesi i tranzicionit” të pushtetit do të fillonte.

Bolsonaro tha se ai ka qëndruar gjithmonë brenda kornizës së kushtetutës dhe do të vazhdojë ta respektojë atë.

Ai nuk e përmendi fare Luiz Inácio Lula da Silva, rivalin që e mundi atë të dielën.

Në një referencë të dukshme për qindra postblloqe që mbështetësit e tij kanë ngritur në të gjithë vendin, ai tha se “demonstratat paqësore” do të ishin gjithmonë të mirëpritura.

Kreu i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, kishte thënë më herët të martën se kishte “një rrezik për sigurinë kombëtare” dhe urdhëroi që rrugët të pastroheshin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026