Brazili regjistron rekord të ri. SHBA, strategji kundër Kinës

13 Mars 2021 | 13:54

Brazili ka raportuar një rekord të ri ditor, me mbi 2.280 vdekje nga COVID-19, ndërsa ka aprovuar vaksinën e “AstraZeneca” për përdorim në masë.

Qeveria federale e vendit latin ka deklaruar se ka arritur ndërkohë një marrëveshje për blerjen e 10 milionë dozave ruse “Sputnik V”.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka shtuar se do të shqyrtojë prodhimin e vaksinave në fjalë në impiantet e Brazilit.

OBSH ka ngritur vazhdimisht zërin për përhapjen e epidemisë në Brazil, që është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara, me thuajse 273 mijë vdekje dhe 22.3 milionë raste infektimi.

“Në Brazil nevojiten masa shumë serioze që duhen marrë në bashkëpunim me komunitetin, si dhe mesazhe të qarta nga autoritetet për sa i takon situatës. Gjithashtu, krahas masave të reja duhen përforcuar ato aktuale, me ndihmën e sistemit shëndetësor dhe pjesëmarrjen e popullsisë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë të aleancës së Indo-Paqësorit, e njohur si QUAD, njoftuan të premten planin për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të vaksinës kundër coronavirusit në Indi.

Propozimi u njoftua gjatë një takimi virtual të liderëve të Australisë, Indisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026