Britania e Madhe ndihmë për sigurinë kibernetike në Bosnje dhe Hercegovinë
Specialistët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në Bosnje dhe Hercegovinë për të përforcuar misionin e NATO-s dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në vend, lajmi është bërë me dije nga qeveria britanike.
Bosnja dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e saj të pasluftës, me liderë që punojnë aktivisht për të krijuar përçarje dhe konflikte.
“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të presidentit rus, Vladimir Putin. Duke ndezur flakët e përçarjes, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë, cka ka sjellë stabilitet në të gjithë kontinentin. Ndaj kjo është arsyeja që ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.
Me kërkesë të selisë së NATO-s në Sarajevë, një ekspert ushtarak britanik kundër dezinformimit dhe një këshilltar civil i mbrojtjes strategjike do të vendosen për të mbështetur dhe trajnuar Forcat e Armatosura të Bosnjes dhe Hercegovinës.
Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 750,000 paund për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike brenda Universitetit të Sarajevës. Kjo do të forcojë mbrojtjen e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër sulmeve kibernetike, të cilat mund të dëmtojnë njerëzit brenda dhe jashtë vendit.
Mbretëria e Bashkuar ka një angazhim të gjatë për paqen dhe sigurinë në rajon, duke filluar nga vitet 1990 kur ushtarët britanikë u bënë pjesë integrale e përpjekjeve humanitare gjatë Luftës së Bosnjës.
Trupat e Mbretërisë së Bashkuar i kanë shërbyer vazhdimisht Bosnjë Hercegovinë, duke e ndihmuar në rindërtimin, mbrojtjen dhe promovimin e paqes.
Shqetësimet e Perëndimit për Bosnje-Hercegovinën janë shtuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran