Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse e përmendi Xi Jinping atë në takimin me Trump?
Kur udhëheqësit e dy superfuqive të botës u takuan në Pekin këtë javë, trajtuan disa nha pikat e nxehta për të cilat të gjithë prisnin që ata të flisnin. Nga lufta në Lindjen e Mesme te tensionet në Tajvan, udhëheqësi kinez Xi Jinping përfshiu edhe një çështje tjetër.
Në fjalën e tij hapëse të enjten, Xi iu referua Luftës së Peloponezit në Greqinë e lashtë, një konflikt dekadash i gjatë që shpërtheu midis Athinës dhe Spartës në vitin 431 para Krishtit.
“A mund ta kapërcejnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ashtuquajturin ‘Kurth i Tukididit’ dhe të krijojnë një paradigmë të re për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha?”, tha ai.
Çfarë është Kurthi i Tukididit?
Një element kryesor i komenteve të politikës së jashtme, përfshirë edhe nga ish-kryestrategu i Trump, Steve Bannon, Kurthi i Thukididit i referohet idesë se kur një fuqi në ngritje kërcënon të zhvendosë një fuqi të vendosur, rezultati është shpesh lufta.
“Ishte ngritja e Athinës dhe frika që kjo ngjalli te Sparta që e bëri luftën të pashmangshme”, shkroi Tukididi në librin e tij, Historia e Luftës së Peloponezit.
Ashtu si Athina dikur luftoi me Spartën, implikimi është se ngritja e Kinës provokon ankth dhe konflikt të mundshëm me SHBA-në.
Vëzhguesit kanë vënë re se Xi e ka përdorur termin për vite me radhë, por përdorimi i referencës klasike gjatë vizitës së Trump mund të ketë qenë një paralajmërim i qëndrimit të tij ndaj Tajvanit.
Udhëheqësi kinez më vonë e paralajmëroi Trumpin se çdo hap i gabuar në lidhje me Tajvanin mund t’i shtynte të dy vendet e tyre në konflikt.
“Çështja e Tajvanit është çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”, tha Xi, duke folur për ishullin vetëqeverisës që Kina e pretendon si të vetin.
“Nëse keqtrajtohet, të dy kombet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë shumë të rrezikshme”, shtoi ai.
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit