Deputetët perceptohen të korruptuar, ndryshimi pritet nga diaspora dhe jo brenda partive politike
Qytetarët ndihen të pa përfaqësuar nga deputetët dhe disa nga arsyet kryesore janë sepse ata perceptohen si të korruptuar, jo transparentë dhe se roli i tyre është në Kuvend është formal.
Pedagogia e shkencave politike, Dorina Bërdufi tha në emisionin “Me Pak Fjalë” se këto janë disa nga gjetjet e një studimi që ajo dhe politologu Afrim Krasniqi kanë kryer një vit më parë.
Sipas Bërdufit, perceptimi mbi deputetët është se ata janë të korruptuar, nuk ndjekin interesat e qytetarëve dhe se Kuvendi funksionon si institucion formal.
Sondazhi ka zbuluar se 66% e qytetarëve mendojnë se deputetët nuk janë transparentë dhe llogaridhënës.
Rreth 80% e të pyeturve mendojnë se Kuvendi vuan nga korrupsioni dhe konflikti i interesit ndërsa 60% mendojnë se Kuvendi funksionon si institucion formal.
Në përgjigje të këtij perceptimi mbi deputetët, Bërdufi tha se nga studimi kanë dalë disa faktorë të cilët sipas qytetarëve do të përmirësonin cilësinë e Kuvendit.
71,3% e qytetarëve mbështesin idenë e uljes së numrit të deputetëve nga 140 në 100. Në Shqipëri, një deputet përfaqëson mesatarisht 20 mijë votues, një numër i ngjashëm për vendet e rajonit por shumë i ulët në krahasim me vende të zhvilluara si Italia, Franca ose Gjermania.
Duke ulur numrin e deputetëve në Kuvend do të rritet edhe numri i qytetarëve që ata përfaqësojnë.
Rreth 75% të qytetarëve janë përgjigjur se nuk dëshirojnë që deputetët aktualë të rizgjidhen dhe 86% mbështesin idenë e prurjeve të reja në Kuvend.
Bërdufi theksoi se nga studimi duket se qytetarët mbështesin një ndryshim të ardhur nga jashtë partive politike dhe nga diaspora.
65% e qytetarëve kërkojnë që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend dhe 73% e qytetarëve mbështesin idenë e më shumë deputetëve të pavarur.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar