Dita e fundit e fushatës, deklaratat e Le Pen dhe Macron

22 Prill 2022 | 13:41

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në ditën e fundit të fushatës presidenciale u përpoqën të vendosin pikat mbi i, në ditën e fundit të fushatës.

Gjatë një interviste për radion franceze, Macron pranoi dështimin për të shuar një pjesë të zemërimit qytetarëve dhe që sipas tij Le Pen e përdori në fushatë.

“Ajo arriti të ecë përpara duke u fshehur, duke theksuar  probleme të tjera dhe ushqehet me gjërat që ne nuk kemi arritur t’i bëjmë. Miliona bashkëqytetarë tanë iu drejtuan partisë dhe projektit të saj, pse? Sepse ajo jepte ndjenjën se kishte zgjidhje për kostot e jetesës,  por kam treguar se zgjidhjet e saj nuk janë të zbatueshme dhe ka krijuar një paqartësi, por mendoj se bazat e së djathtës ekstreme janë pjesë e Le Pen”, u shpreh Macron.

Në ditën e fundit të fushatës dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, nuk e ndali sulmin ndaj rivalit të saj.

“Ai nuk i pëlqen francezët, i ka keqtrajtuar  gjatë 5 viteve. Është dita e fundit e fushatës , besoj se është e rëndësishme që francezët të kuptojnë se kanë dy mundësi. Unë kam një projekt, është transparent, jam konsultuar me francezët .Por ajo që kam dëgjuar në 10 ditët e fundit nuk ka lidhje me projektin tim. Kështu që unë u bëj thirrje francezëve të shkojnë dhe të kontrollojnë vetë, të lexojnë atë që unë propozoj të bëjë, për t’iu përgjigjur shkatërrimit që Emmanuel Macron ka bërë për pesë vjet”, tha Le Pen.

Por, cilat janë pritshmëritë e qytetarëve francezë?

“Unë me të vërtetë nuk dua që Marine Le Pen të jetë në pushtet. Unë mendoj se ajo është plotësisht pro-Putin dhe e kundërshtoj plotësisht politikën e saj të jashtme. Plani i saj për t’u tërhequr nga NATO është i papranueshëm. Unë kundërshtoj atmosferën e luftës civile që ajo rrezikon të vendosë”, u shpreh një qytetare.

“Zgjedhja ime do të jetë Macron, i cili ishte më  mirë gjatë debatit . Ai vërtet tregoi se programi i tij ishte më solid,  ka më shumë karizëm, është më i qëndrueshëm ekonomikisht”, tha një tjetër.

Dy ditë përpara votimit,  sondazhet tregojnë se presidenti aktual i qendrës, pro-evropian kryeson me rreth 10 pikë %.

Por një nivel i lartë abstenimi dhe zemërimi me disa nga politikat e Macron – do të thotë se rizgjedhja e tij nuk është diçka e sigurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026