Edi Rama sqaron në Euronews Albania qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.
Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.
“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama.
I pyetur nëse i dënon krimet e komunizmit, Rama tha me krenari se “PS është partia që ka bërë ligjin për hapjen e dosjeve” duke nënkuptuar se “dënimin e krimeve” e ka bërë me këtë qasje politike.
“Mendoj që antikomunizmi i vërtetë dhe produktiv në këtë fazë të historisë sonë pas shembjes së komunizmit është pikërisht të bëjmë të gjitha ato reforma dhe transformime të cilat e vënë frymën e antikomunizmit si frymë lirie në themelin e mënyrës së funksionimit të shtetit, institucioneve të shoqërisë sonë,” – u shpreh Rama.
“Unë jam antikomunist dhe jam antifashist… pra unë jam socialist, i rrugës së tretë,” – këmbënguli në fund kryeministri në detyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku