Elementët teknologjikë që do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit
Në disa elementë të procesit zgjedhor më 25 prill do të përdoret teknologjia, e cila synon të shtojë sigurinë.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjegua se si do të funksionojnë këto elementë gjatë procesit zgjedhor.
Së pari, në çdo qendër votimi do të ketë kamera të cilat do të monitorojnë procesin e votimit.
Nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku u shpreh për “Me Pak Fjalë” se synimi i kamerave është “të provojë situatat që përbëjnë shkelje të ligjit”.
Materiali i xhiruar mund të përdoret për të verifikuar denoncimet që mund të vijnë nga palët politike.
Në këto zgjedhje, identifikimi i zgjedhësve do të bëhet elektronikisht. Komisioni në qendrën e votimit do të verifikojë kartën e identitetit ose pasaportën e votuesit në një pajisje elektronike.
Sipas znj. Pelinku kjo pajisje evidenton rastet kur zgjedhësi është duke votuar jo në qendrën e tij të votimit dhe rastet kur identifikon rastet kur zgjedhësi provon të votojë më shumë se një herë.
Nëse të dhënat rezultojnë të rregullta, qytetarët do të lënë shenjat e gishtërinjve të cilat do të regjistrohen në këtë pajisje.
Kjo bëhet vetëm për një qëllim. Pasi të mbarojë procesi i votimit, të gjitha këto shenja do të mblidhen nga KQZ në një bazë të dhënash dhe do të krahasohen për të parë nëse kemi raste të votimit më shumë se një herë.
Përmes kësaj mase mund identifikohen këto raste dhe prokuroria do të ketë mundësi të hetojë për të gjetur shkelësit e ligjit.
Elementi i fundit teknologjik në zgjedhjet e 25 prillit është votimi elektronik, i cili prek vetëm votuesit e Zonës Administrative Zgjedhore nr. 40 në Tiranë që përkon me njësinë 10.
Përveç kësaj ZAZ, në të gjithë Shqipërinë votimi do të kryehet me letër, si në zgjedhjet e shkuara.
Votimi elektronik është projekt që po pilotohet nga KQZ, në 32 qendrat e votimit të ZAZ 40 në Tiranë.
Pajisja elektronike përveç regjistrimit do të bëjë edhe printimin e votave të cilat do të kalojnë automatikisht në kuti për t’u ruajtur.
Lexoni gjtihashtu:
Lealba Pelinku: Qytetarët të verifikojnë qendrat e votimit, mund të ketë ndryshime
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku