Ened Mato: Turizmi i zaptimit të resorteve e ka çuar çmimin e dhomës në 200 euro
Ened Mato, aktivist thotë se Shqipëria duhet të zgjedhje modelin e turizmit që kërkojnë të krijojë pasi dilema është nëse do të ketë turizëm babëzie apo turizëm të qëndrueshëm.
Ai foli për mungesë strategjie pasi investimet e deritanishme në bregdet kanë qenë kaotike dhe kanë krijuar armiqësi me mjedisin dhe komunitetin lokal.
Sipas tij investitorë të pa njohur zaptojnë zonat më të bukura në jug dhe kanë rritur çmimin e dhomës në 200 euro nata, ndërkohë që sipas të dhënave të Instat turisti mestar nga Gjermania apo Italia shpenzon mesatarisht 45 euro nata.
Aktivisti tha se turistët e huaj kërkojnë akomodim modest dhe askush kur vjen në jug nuk shkon tek restortet e shtrenjta.
“Turizmi i zaptimit të resorteve e kanë çuar çmimin e dhomës në 200 euro. Investimet strategjike që e kanë 200 euro dhomën kanë prioritet, rrethojnë prona në jug dhe për 24 orë nisin ndërtimet. Askush nuk e di se i mori dhe komuniteti lokal ndihet i dhunuar. Turizmi i qëndrueshëm nuk bëhet pa komunitet lokal dhe pa burimet natyrore. Nuk bëhet duke zënë plazhin që të mos kalojnë njerëzit siç ka raste pa fund”, tha z. Mato.
Aktivisti nënvizoi se edhe investimet në infrastrukturë bëhen shpesh pa kriter dhe duke prishur peizazhin dhe ekosistemin. Ened Mato tha më tej se “dy vite pandemi ishte momentin më i mirë për të bërë strategjik për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump