Farmacia online, Amazon hap dyqanin e saj për medikamente
Kolosi i shitjeve Amazon.com ka hapur një farmaci online, përmes të cilës klientët e tij do të mund të porosisin medikamente, që do t’u mbërrijnë me postë brenda pak ditësh.
Farmacia e Amazon ofron një gamë ilaçesh që variojnë nga kremrat dhe tabletat, deri tek ato që duhet të qëndrojnë në frigorifer, si insulina.
Për të blerë duhet vetëm që klientët të kenë një profil në Amazon dhe që mjeku i tyre t’i dërgojë recetat atje.
“Amazon do të marrë pjesën dërrmuese të sigurimeve. Por edhe ata që nuk janë të siguruar, por janë anëtarë të opsionit “Prime” të Amazon do të mund të përfitojnë ulje të çmimit të ilaçeve në këtë faqe dhe ta përdorin këtë anëtarësi për të përfituar ulje të çmimeve edhe në farmacitë fizike në thuajse 50 mijë lokalitete të SHBA”, komenton Joseph Pisani, analist ekonomie, Associated Press.
Zinxhirët e mëdhenj farmaceutikë bazohen kryesisht tek dyqanet e tyre për të pasur një fluks të qëndrueshëm klientësh.
Ato i kanë shërbimet e internetit, por Amazon e ka perfeksionuar këtë opsion dhe dyqani i saj online është shumë i madh.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut