Financat në lupën e FMN-së, misioni i përvitshëm mbërrin në Tiranë
Misioni i përvitshëm analizues i treguesve fiskalë, monetarë dhe ekonomikë i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur këtë të martë në Tiranë.
Delegacioni drejtohet nga ekspertja e institucionit, Jan Sun. Vizita nisi me një takim me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj. Ibrahimaj tha se ka nisur puna për hartimin e buxhetit t% ri dhe për kuadrin makro-fiskal afatmesëm.
Misioni i përvitshëm i FMN do të analizojë mes të tjerave politikat e taksave dhe ato buxhetore të qeverisë dhe në fund do të dalë me rekomandimet përkatëse.
Përfaqësuesit e FMN do të qëndrojnë deri më 10 tetor në Tiranë. Takime do të ketë me përfaqësues të qeverisë, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe drejtues të institucioneve të tjera në vend.
Në fund të misionit është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran