Fotografi mbresëlënëse të Rrugës së Qumështit dhe historitë që fshihen pas shkrepjeve

25 Maj 2021 | 17:28

Fotografimi i hapësirës është formë arti, shtresat e ngjyrave dhe format e theksuara që nuk duken me sy të lirë, mund të kapen nga shkrepjet e fotografëve.

Çdo vit, faqja e famshme e fotografisë në internet, “Capture the Atlas” u kërkon fotografëve që e adhurojnë qiellin e natës, në të gjithë botën, që të paraqesin momentet e tyre më të bukura ku kanë kapur në fotografi mrekullinë natyrore të Rrugës së Qumështit. Fotografitë e dërguara bëhen pjesë e një kompeticioni dhe ato fituese vlerësohen në bazë të cilësisë së imazhit dhe historisë që fshihet pas shkrepjes.

Mirëpo, çfarë e pengon njeriun që të shkrepë një fotografi gjatë një nate me qiell të qartë e të pastër? Përgjigja është: ndikimi i dritave të vendosura nëpër rrugë dhe ndërtesa. Dritat që projektojmë në mjediset tona pengojnë aftësinë tonë për të parë qiellin e natës. Kjo është një sfidë e madhe edhe për fotografët.

Mirëpo në ato vende ku qytetërimi nuk ka zaptuar ende terren, disa fotografë që morën pjesë në konkursin e “Capture the Atlas”, ja kanë dalë të ngrijnë në një çast mrekullinë natyrore të Rrugës së Qumështit në qiellin e natës.

Më poshtë mund të shijoni shkrepjet e tyre, së bashku me historitë e rrëfyera nga fotografët, të cilat shoqërojnë secilin imazh.

Tenerife, Spanjë

“Ky shkëlqim shkaktohet nga ‘Calima’, një erë e ngrohtë që vjen nga Afrika, veçanërisht nga rajoni i shkretëtirës Sahara. Kjo erë e ngrohtë është gjithmonë e ngarkuar me rërën e shkretëtirës dhe ka një ndikim të madh në qiellin e natës, duke e bërë atë të duket më i errët, por më i qartë.”

Velika Planina, Slloveni

“Me mikun tim, kemi shëtitur për rreth tre orë nëpër dëborë, me një ingranazh kamerash me vete që peshonin rreth 60 kg. Fatmirësisht i tërhiqnim me slitë. Kemi kaluar gjithë natën jashtë, nën qiellin me yje por duke u përballur me një erë të ftohtë veriore, që shkonte rreth -10 gradë. Mezi ndjeja gishtat e duarve. Ishte në nga netët më të paharrueshme dhe në fund, u shpërblyem me fotografi të mrekullueshme.”

Shtegu Susten, Zvicër

“Ky liqen i vogël alpin ndodhet në Alpet Zvicerane. Pjesën më të madhe të vitit është i izoluar, për shkak të dëborës, mirëpo sapo u pastrua, shkova atje për të kapur Rrugën e Qumështit.”

Mungo, Uellsi i Ri Jugor, Australi

“Ky është imazhi im i preferuar i një peizazhi të natës deri më sot. Mungo është 12 orë me makinë larg shtëpisë time në Sidnei, mirëpo nuk e kisha fotografuar më parë. Ishte diçka e një tjetër bote, si në skenat e Game of Thrones.”

Riano, Spanjë

“Vështirësia më e madhe atë natë ishte të ftohtit, temperaturat ishin nën -10 gradë. Lagështia që vinte nga rezervuari i ujit ma bënte të vështirë për të shkrepur fotografi për një kohë të gjatë, për këtë edhe kam dalë për të bërë fotografi në bazë të parashikimit të motit. Imazhi i Rrugës së Qumështit mbi male në kombinim me rezervuarin, krijuan një pamje magjike.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026