Francë, pjesëmarrje e ulët e votuesve deri në mesditë

24 Prill 2022 | 13:04

Ministria e Brendshme në Francë ka bërë me dije se deri në mesditë, rreth 26.41% e francezëve kanë votuar në zgjedhjet presidenciale.

Sipas ministrisë, kjo statistikë është më e ulët, 2 pikë më pak për po të njëjtën periudhë të 5 viteve më parë, shkruan France24.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, garon presidenti aktual Emanuel Makron i cili kërkon një mandat të dytë dhe kandidatja nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen.

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 10 prill Makron mori 27.8% të votave, kundrejt 23.1% të Marine Le Pen.

48.7 milionë francezë kanë të drejtë vote, por sipas sondazheve, në votime mund të marrin pjesë shumë më pak qytetarë se në raundin e parë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026