Gjermania dërgon sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot dhe ushtarë në Turqi

19 Maj 2026 | 09:09

Forcat e armatosura gjermane do të vendosin njësinë e mbrojtjes kundërajrore dhe kundër raketave “Patriot” në Turqi si pjesë e misionit të NATO-s nga fundi i muajit të ardhshëm, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes, duke shtuar se misioni aktualisht është planifikuar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Sipas njoftimeve, Bundeswehr do të dërgojë një bateri të sistemit “Patriot” dhe rreth 150 ushtarë gjermanë në Turqi, të cilët do të zëvendësojnë njësinë amerikane të angazhuar në forcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore të Turqisë, raportoi Reuters.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se me këtë veprim, Berlini po merr përgjegjësi më të mëdha brenda NATO-s.

“Fakti që ushtarët tanë po punojnë shumë ngushtë me partnerët tanë turq dhe amerikanë tregon se sa i besueshëm funksionon bashkëpunimi me aleatët tanë”, tha Pistorius.

Duke vendosur sistemin “Patriot”, ushtria gjermane do të mbështesë mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s dhe ka një pozicion të rëndësishëm strategjik në krahun juglindor të Aleancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026