Hasimja: Basti i PD dhe PS, do funksionojë respekti ndaj forcës apo normaliteti
Në zgjedhjet e 25 prillit, basti midis maxhorancës dhe opozitës është a do funksionojë prirja e shqiptarëve për të respektuar forcën apo normaliteti.
Politologu dhe eksperti i komunikimit politik, Ermal Hasimja shpjegoi në emisionin “Me Pak Fjalë” si po funksionojnë strategjitë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të përcuar mesazhin tek zgjedhësit gjatë fushatës zgjedhore.
Për socialistët, Hasimja tha se “kali kryesor i betejës është ideja e sfidave që është përballur qeveria dhe imazhi i një kryeministri të fortë edhe punëmbaruar.”
Ndërsa për PD, ai deklaroi se ideja kryesore është ajo e kthimit në normalitet duke akuzuar kryeministrin Rama për dështime dhe sjellje arrogante.
Sipas Hasimet, sjellja arrogante për të treguar forcën ka dy elementë.
“Nga njëra anë mendoj se Rama e ka të natyrshme, kjo lidhet edhe me një lloj ngopjeje të pushtetit. Ndërsa elementi i dytë është se shqiptarët mesa duket e pranojnë por edhe mund të impresionohen nga forca e dikujt që tregohet mes arrogancës.”, u shpreh Hasimja.
Ai shtoi se ka një tendencë për të respektuar më shumë dikë të fortë në vlerë absolute “jo mbi bazën e vlerave që krijojnë diçka pozitive por thjeshtë i fortë dhe i pushtetshëm.”
Megjithatë sqaroi se shtresa gri në shoqëri mund të përkrahi normalitetin, pasi shpesh herë është më e arsimuar.
“Në zgjedhjet e 25 prillit, basti midis maxhorancës dhe opozitës është a do funksionojë prirja e shqiptarëve për të respektuar forcën apo normaliteti.”, tha ai.
Por nga ana tjetër, sipas politologut, “PS është më e organizuar tek pjesa e mesazhit dhe më koherente te ajo që ka bërë” ndërsa “te PD është më e vështirë që ta kuptosh që të shquash një ose dy elemente specifike.”
Pavarësisht luftës mes partive gjatë fushatës, Hasimja e mbylli duke thënë se ndikimi i fushatës në rezultatin e votave është relativisht i vogël nëse marrim parasysh se do të zhvillohen zgjedhje të ndershme.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve