Hetimi i Becchettit në Shqipëri, Lindita Çela: Prokurori u la vetëm nga institucionet shqiptare
“Humbja e gjyqit në gjykatën e arbitrazhit ndaj Francesco Becchettit është një rast “që tregon paaftësinnë, nivelin e korrupsionit në shtetin tonë, vullnetin për mos thirrur investitor seriozë dhe tolerimin e një biznesmeni që vjen pa para në Shqipëri dhe del me shuma të konsiderueshme.”
Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë”, gazetarja e OCCRP, Lindita Çela ndërsa foli rreth çështjes Becchetti.
Sipas Çelës, institucionet që kanë përgjegjësi janë ata që kanë miratuar ligjet, janë institucionet që kanë patur për detyrë të ndjekin punimet dhe procesin e marrëveshjes.”. Ajo veçoi Ministrinë e Energjitikës dhe Agjencinë e Burimeve Natyrore që ndër vite nuk kanë monitorurar zbatimin e marrëveshjes me kompanitë e Becchetit.
Duke filluar që nga vitit 2014, Beketi dhe kompanitë e tij kane hapur një sërë çështjesh kundër Shqipërisë pranë arbitrzhit dhe gjykatave ndërkombëtare.
Janë hapur dhe zhvilluar katër proces arbitrazhi prej të cilave 3 janë fituar nga Shqipëria ndërsa çështja për konfiskimin e aseteve u humb dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë Becchettit 110 milionë euro.
Çela theksoi se prokuroria e përgjithshme ka pjesërisht faj, ndërsa për procesin në Shqipëri tha se prokurori i çështjes u la vetëm
“Do duhej që Prokuroria e Përgjithshme të ngrinte një grup me ekspertët më të mirë të burimeve natyrore, energjitikës, të financave, të tregëtisë ndërkombëtare, që të kopsitej kjo dosje.”, tha gazetarja.
“Prokurori i çështjes është lënë vetëm. Institucionet shqiptare nuk i kanë dhënë as dokumentat. Madje di që grupi i hetimit ka patur vështirësi për të gjetur kontratën fillestare të 1997, është dashur përpjekje e madhe për ta gjetur. Prokuroria i ka pasur dyert e mbyllura edhe nga Ministria e Energjitikës e asokohe”, shtoi ajo.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë