Instituti Nobel refuzon propozimin e Machados për të ndarë Çmimin e Paqes me Trump

11 Janar 2026 | 16:01

Organizatorët e Nobel për Paqen kanë thënë se çmimi nuk mund të revokohet, ndahet ose transferohet pasi udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, Maria Corina Machado kërkoi që ta ndante atë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Trump nuk e ka mbajtur të fshehtë dëshirën e tij të fortë për t’u vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen, fituesi i të cilit zgjidhet nga një komitet i pavarur prej pesë anëtarësh në Oslo.

Pasi SHBA-të nisën sulmet ajrore dhe një bastisje në Venezuelë që çuan në kapjen e Nicolas Maduro, Machado javën e kaluar deklaroi se donte ta ndante me Trump çmimin në emër të popullit venezuelian.

“Ajo që ai ka bërë është historike. Është një hap i madh drejt një tranzicioni demokratik”, shtoi ajo.

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel dhe Instituti Norvegjez i Nobelit kanë lëshuar një paralajmërim që tregon se një transferim i tillë i çmimit nuk do të ishte i mundur.

“Faktet janë të qarta dhe të përcaktuara mirë”, thanë ata në një deklaratë. “Sapo shpallet një çmim Nobel, ai nuk mund të revokohet, ndahet ose transferohet te të tjerët. Vendimi është përfundimtar dhe vlen përgjithmonë’, thanë ata.

“Asnjë nga komitetet e ndarjes së çmimeve nuk e ka konsideruar ndonjëherë tërheqjen e një çmimi Nobel. Në parim, Komiteti Norvegjez i Nobelit nuk komenton kurrë për atë që thonë ose bëjnë laureatët e çmimit të paqes pasi u është dhënë çmimi,” shtuan ata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026