Irani gati të hollojë uraniumin e pasuruar: Kërkon lehtësim të sanksioneve në këmbim

9 Shkurt 2026 | 14:39

Irani është gati të “hollojë” uraniumin e tij të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha të hënën kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, pas rifillimit të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Teheranit. 

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e hollimit të uraniumit të pasuruar në 60 përqind (…), Mohammad Eslami tha se kjo varet nga heqja e të gjitha sanksioneve në këmbim”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna, pa specifikuar nëse deklarata i referohej të gjitha sanksioneve kundër Iranit apo vetëm atyre të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Teheranit. 

Përpara sulmeve SHBA-Izrael ndaj objekteve bërthamore të Iranit në qershor 2025, Irani po pasuronte uraniumin në 60%, shumë përtej limitit prej 3.67% të vendosur nga traktati ndërkombëtar bërthamor i vitit 2015, tashmë i shfuqizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026