Irani sekuestron anijen-cisternë në ngushticën strategjike
Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane kanë sekuestruar një anije-cisternë të huaj në Ngushticën e Hormuzit, duke rikthyer tensionet në rajon.
Mjeti lundrues po transportonte rreth 4 milionë litra karburant kontrabandë kur u lokalizua, bëri të ditur një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, i cituar nga agjencia e lajmeve “IRNA”.
Autoritetet ndaluan 16 anëtarët e ekuipazhit, por nuk bënë publike kombësitë e tyre dhe as flamurin me të cilin udhëtonte anija-cisternë.
Irani sekuestron herë pas here anije në kalimin strategjik detar nën dyshimin e kontrabandës. Në nëntor, trupat ushtarake të Republikës Islamike sekuestruan një tjetër mjet që po përshkonte ngushticën, me argumentin se kishte kryer shkelje.
Një e pesta e naftës që tregtohet në nivel global dhe çereku i naftës së nxjerrë nga deti kalojnë ngushtica e Hormuzit.
Teherani zyrtar ka paralajmëruar vazhdimisht se do të bllokojë kalimin, ndërkohë që flota e pestë e Marinës Amerikane, me bazë në Bahrein, vijon të jetë e pranishme për t’u siguruar që aksi të jetë i hapur.
Tensionet mes Republikës Islamike dhe Perëndimit janë përshkallëzuar në vitet e fundit. Uashingtoni e akuzon Teheranin për sulme të qëllimshme ndaj cisternave në vitet 2019 dhe 2021, që kanë vrarë edhe dy shtetas evropianë.
Incidentet pasuan tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump.
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve