Ish-kryeministri holandez, një hap larg postit të shefit të NATO-s
Holandezi Mark Rutte është në radhë për t’u bërë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, pasi Hungaria hoqi veton ndaj kandidaturës së tij.
Për të siguruar pozicionin e tij, kryeministri në ikje i Holandës i dha garanci me shkrim Budapestit se nuk do ta detyrojë Hungarinë të marrë pjesë në planet e Aleancës për të mbështetur Ukrainën.
Shefi në detyrë i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti progresin e bërë në garantimin e pasardhësit të tij.
“Kjo do të thotë se jemi shumë pranë një vendimi. Nuk jam unë ai që do të caktojë se kush do të jetë pasuesi im. Kjo është diçka që duhet ta bëjnë vendet anëtare, por jam i lumtur që jemi pranë një vendimi pasi Hungaria është një nga ato pak vende që kundërshtonin Mark Rutte. Ndërsa tani që Hungaria e mbështet atë ka mbetur fare pak punë përpara se ai të zgjidhet, tha Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s
Mark Rutte është deri tani kandidati i preferuar për shumicën e anëtarëve të NATO-s, përfshirë ata të mëdhenj si SHBA dhe Gjermania. Më herët, Turqia ngriti zërin kundër tij, por e tërhoqi kundërshtimin në prill.
Edhe pse presidenti rumun Klaus Iohannis ka hedhur kandidaturën për postin në fjalë, zyrtarët dhe analistët besojnë se ai nuk do të përbëjë një problem të madh për Rutte.
LEXO GJITHASHTU:
- Presidenti rumun pritet ta tërheqë kandidaturën për shef të NATO-s
- Mediat e huaja: Mark Rutte do të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s
Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes