“Ishte e jashtëzakonshme”, Trump: Jemi gati të organizojmë një sulm të dytë
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij këtë të shtunë, tha se SHBA-të janë gati të organizojmë një sulm të dytë dhe shumë më të madh nëse është e nevojshme.
Ai theksoi gjithashtu se sulmi i kryer ditën e sotme ishte shumë i suksesshëm dhe i jashtëzakonshëm, i kryer nga forcat amerikane.
“Ishte errësirë dhe ishte vdekjeprurëse. Nëse do ta kishit parë atë që pashë unë mbrëmë, do të kishit mbetur të impresionuar. Nuk jam i sigurt nëse do ta shihni ndonjëherë, por ishte një gjë e jashtëzakonshme për t’u parë. Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje amerikane nuk u humb”, u shpreh ai.
Trump theksoi gjithashtu se SHBA-të janë “gati të organizojnë një sulm të dytë dhe shumë më të madh nëse është e nevojshme”.
Ndërkohë, forcat e armatosura supozuan se një valë e dytë do të ishte e nevojshme, tha ai, por sulmi i parë “ishte aq i suksesshëm, sa ndoshta nuk kemi nevojë të bëjmë një të dytë”.
“Por ne jemi të përgatitur të bëjmë një valë të dytë, në fakt një valë shumë më të madhe”, paralajmëroi Trump.
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë
- 09:45 Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës
- 09:45 Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
- 09:43 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 09:37 Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara