Itali, kapet amfetamina e ISIS me vlerë 1 miliard euro

2 Korrik 2020 | 11:22

Italia ka kapur sasinë më të madhe të amfetaminës në histori, sipas policisë vendase.  

Bëhet fjalë për 14 tonë, të prodhuar nga ISIS në Siri, me vlerë rreth 1 miliard euro.

Amfetamina ishte e ndarë në 84 milionë tableta, sipas njoftimi të policisë italiane, dhe ishte kapur në tre kontejnerë të ndryshëm në portin e Salernos, Napoli, të fshehura në cilindra prej letre.

Tabletat ishin shënuar me logon “Captagon”, e cila i përket një marke ilaçi që në vitet ’90 përdorej gjerësisht në Lindjen e Mesme si qetësues dhimbjesh.

DEA, Agjencia Amerikane kundër Drogës, ka konfirmuar që kjo logo është përdorur gjerësisht nga ISIS.

Policia thotë se kjo drogë është përdorur nga luftëtarët e ISIS si për të shmangur frikën dhe dhimbjen. Madje, mori nofkën “droga xhihadiste” dhe u përdor gjatë sulmeve të Bataklanit, në Paris, në vitin 2015.

Të ardhurat e kësaj droge janë përdorur për të financuar sulmet terroriste të ISIS, pasi mundëson prodhimin në masë.

Hetuesit thanë se sasia e kapur ka gjasa të jetë e shumë grupeve kriminale, të cilët kanë bashkëpunuar, pasi asnjë trafikant droge nuk mund të përballojë një blerje të vetme prej 1 miliardë eurosh.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, tha se droga mendohet të ketë lidhje me Kamorrën e Napolit, të cilët kanë pasur si synim ta nxjerrin në tregun ndërkombëtar.

Gjasat janë që kufizimet e udhëtimeve, për shkak të coronavirusit, mund të kenë bllokuar shpërndarjen e drogës nëpër Europë, ndaj trafikantët janë kthyer në Siri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026