Kandidatë të rinj në 65% të vendeve të sigurta në listat e PS, PD dhe LSI
Një tipar kryesor i zgjedhjeve të 25 prillit është prania e kandidatëve të rinj, atyre që nuk kanë qenë deputetë gjatë 4 viteve të fundit ose që nuk kanë qenë asnjëherë të angazhuar në politikë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga emisioni “Me Pak Fjalë”, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara të vitit 2017, 118 kandidatë të PS, PD dhe LSI janë në pjesën e sigurt të listës dhe e kanë të sigurt zgjedhjen deputet. Më shumë se gjysma e tyre, 65 janë kandidatë të rinj.
Në zgjedhjet e 25 prillit, subjektet kryesore janë Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike në koalicion me disa partia aleate. Mandatet do të shpërndahen ndërmjet këtyre tre subjekteve, me përjashtim të fitores së ndonjë kandidat të pavarur.
Duke qenë se 118 vende janë pothuajse të sigurta, zgjedhjet do të zhvillohen për 22 mandate që janë të diskutueshëm se cila parti do t’i marrë.
Nga Partia Demokratike rreth 70% e kandidatëve në zona të sigurta janë persona që nuk kanë qenë deputet pas zgjedhjeve të 2017.
Partia Socialiste ka rreth 55 % të zonave të sigurta me kandidatë të rinj ndërsa LSI 50%.
Këto shifra prurjesh të reja do të thonë se nga pikëpamja e përfaqësimit, ajo që ka ndodhur në 2017 është përmbysur
Nga njëra anë ky është fakt pozitiv por tregon edhe mospasje vazhdueshmërie në politikë që vjen edhe si pasojë e vendosjes së listave nga partitë ku kryetarët kanë shumë fuqi.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut