Khamenei: Nëse amerikanët fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë rajonale
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei, i ka quajtur protestat e fundit në vend një grusht shteti. Khamenei ka paralajmëruar një lufte rajonale, ndërsa përballet me kërcënime për ndërhyrje ushtarake nga Uashingtoni pas shtypjes së përgjakshme të lëvizjes protestuese të Republikës Islamike.
“Amerikanët duhet ta dinë se nëse fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, tha ai.
SHBA –të kanë rritur praninë e tyre me anije luftarake në Lindjen e Mesme pasi presidenti amerikan, Donald Trump e kërcënoi vazhdimisht Iranin me veprime ushtarake nëse nuk arrin një marrëveshje për programin e tij bërthamor ose nuk ndalon së vrari protestuesit.
“Trump vazhdon të thotë se solli anije. Kombi iranian nuk do të ketë frikë nga këto gjëra, populli iranian nuk do të shqetësohet nga këto kërcënime”, shtoi Khamenei.
Sipas tij nuk ishin ata që nisën tensionet dhe se nuk duan të sulmojnë asnjë vend. Ai theksoi se kombi iranian do t’i japë një goditje të fortë kujtdo që e sulmon dhe e ngacmon atë.
Si Teherani ashtu edhe Uashingtoni kanë sinjalizuar një rifillim të mundshëm të bisedimeve për të arritur një marrëveshje, ndërsa tensionet në Gjirin Persik rriten, me Teheranin që thotë se është gati për negociata të drejta që nuk synojnë të kufizojnë aftësitë e tij mbrojtëse.
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë