Koalicionet paszgjedhore, Rama: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

12 Prill 2021 | 22:12

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetme qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

Fushatën zgjedhore për 25 prillin kryeministri e quan “ sfiduese dhe të çuditshme” për shkak të Covid-19.

“Është fushata më e vështirë, më sfiduese dhe më e çuditshme sepse zhvillohet në kushte shumë të veçanta për shkak të situatës edhe pse jemi duke dalë nga situata, por nuk jemi ende komplet jashtë rrezikut edhe jashtë vështirësitë të jashtëzakonshme që ka përballje me virusin dhe kjo e bën fushatë shumë shumë të vështirë dhe shumë të çuditshme. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës në këtë tunel me ankth dhe vështirësi dhe shtrëngesa, saqë vaksinat kanë sjellë një efekt shumë pozitiv”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u pyet gjithashtu edhe për votën e emigrantë, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk u arrit dot të materializohet në këtë zgjedhje.

Ai thotë se ky është një vendim që duhet të merret nga të gjitha palët, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë të bëhem pjesë e procesit zgjedhor.

“Ne e kemi prioritet dhe është një vendim që duhet marrë nga të gjitha palët, nuk ka pasur vullnet për konsensus nga palët e tjera, shpresoj që të gjendet ky vullnet për konsensus dhe të realizohet, por është e domosdoshme që të ecim në drejtim të realizimit të këtij prioriteti, ta bëjmë të gjithë bashkë”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021