Kostot në arbitrazh, Çela: Problem Avokatura e Shtetit dhe pandëshkueshmëria
Burimet njerëzore në avokaturën e shtetit dhe mosndëshkimi i personave përgjegjës janë sipas gazetares së OCCRP, Lindita Çela, dy nga problemet kryesore të shteti Shqiptar lidhur me paditë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit dhe të drejtave të njeriut.
Gjatë një interviste për emisionin “Me Pak Fjalë”, gazetarja shprehu opinionin e saj në lidhje me hapat që duhen marrë për të shmangur raste si Becchetti ku shteti duhet të paguajë 110 milionë euro për sekuestrim të paligjshëm të aseteve.
Çela tha se një nga problemet kryesore është avokatura e shtetit dhe se ajo duhet fuqizuar menjëherë.
“Avokatura e shtetit po kthehet në kosto pasi ka krijuar kosto për shtetin në gjykatat e arbitrazhit”, deklaroi ajo.
“Së dyti shteti shqiptar duhet të gjejë përgjegjës dhe të dënojë ata që kanë nënshkruar dokumentat e falsifikuara.”, shtoi gazetarja e OCCRP.
Çela nënvizoi se mos ndëshkueshmëria e askujt që ka krijuar kosto për buxhetin që vjen nga taksat e qytetarëve ka dëmtuar Shqipërinë në proceset ndërkombëtare.
“Në kohën kur prokuroria por përpiqej të çonte cështjen në gjykatë, ka pasur në vitinn 2015-2016 një vendim të shtetit shqiptar pro Beketit. Duket se nga një anë shteti e sulmon publikisht ndërsa nga ana tjetër e kanë përdorur duke marrë para ose në rastin më të keq që të paguajmë para për shkak të kryeministrave të këtij vendi.”, tha Çela.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë