Kryeministri i Groenlandës: Nuk ka shenja që ambiciet e SHBA-së kanë ndryshuar! Nuk jemi në shitje

18 Maj 2026 | 17:06

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen tha se qëndrimi i SHBA-së për Groenlandën nuk ka ndryshuar pas takimit me të dërguarin e Donald Trump në ishull, Jeff Landry.

Nielsen tha se takimi ishte konstruktiv, por vërtetoi se nuk kishte asnjë shenjë se diçka ka ndryshuar në planet e SHBA-së për të kontrolluar territorin.

“Ne e përsëritëm qartë se populli i Groenlandës nuk është në shitje dhe se banorët e Groenlandës kanë të drejtën e vetëvendosjes. Kjo nuk është temë negociatash”, theksoi Nielsen.

Ministri i Jashtëm i Groenlandës, Mute B. Egede u tha gjithashtu gazetarëve pas takimit se SHBA-të nuk kanë hequr dorë nga qëllimet e tyre për të përvetësuar territorin.

“Ne kemi vijën tonë të kuqe. Pika e fillimit e amerikanëve gjithashtu nuk ka ndryshuar”, tha Egede.

Nielsen tha se takimet me SHBA-në do të vazhdojnë, por çdo bashkëpunim më i ngushtë do të kërkonte që SHBA-të të respektojnë së pari vijat e kuqe dhe sovranitetin e Groenlandës.

Landry, guvernatori i shtetit amerikan të Luizianës, mbërriti në Islandë mbrëmë për të marrë pjesë në konferencën e biznesit “Future Greenland”. Reuters vuri në dukje se ai nuk ishte ftuar posaçërisht, por eventi ishte i hapur për këdo që mund të regjistrohej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026